Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kombëtares shqiptare dhe Moldavisë, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020. Skuadrat nuk arritën të shënonin në 45 minutat e parë

Kombëtarja shqiptare e mbylli pjesën e parë pa gola me Moldavinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020, shkruan Gazeta Express.

Kuqezinjtë nuk arritën të shënonin përkundër sulmeve dhe rasteve të krijuara, në ndeshjen që po zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Sidoqoftë, skuadra e Edy Rejas do ta kërkojë golin e avantazhit në pjesën e dytë pasi përballë ka një ekip që duhet të mposhtet.

Shqipëria pësoi humbje nga Islanda javën e kaluar dhe një dështim eventual sonte mund t’i kushtojë shtrenjtë.

Loading...