Serbia është duke përgatitur një skenar për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës

Në këtë pjesë të vendit po planifikohet inskenimin i mungesës së produkteve ushqimore.

Krej kjo po ndodh pak para Vidovdanit, më 28 qershor me qëllimin që të shfaqet gjendje e rëndë e serbëve.

Se po bëhet gati një skenar i tillë e tregon edhe një dokument të cilin e ka siguruar Klan Kosova e që mban emrin e të ashtuquajturës “Shoqata e Afaristëve të Kosovës dhe Metohisë”.

Në të i bëhet thirrje qytetarëve në veri që pavarësisht mungesës së produkteve të mos i sigurojnë ato nga shqiptarët.

“Në shenjë proteste për taksën e cila po aplikohet si dhe në pamundësi të importimit të mallrave serbe në territorin e Kosovës, i bëjmë thirrje të gjithë afaristëve që që për asnjë çmim të mos marrin mallra nga pjesa jugore e krahinës (nga shqiptarët) dhe kësisoj të dëshmojmë bashkimin dhe unitetin tonë me përshëndetjen “Nga këtu nuk ka kthim prapa”, theksohet në dokument..

Klan Kosova ka raportuar mbrëmë për skenaret e Beogradit për “krizën humanitare” në Veri.

Ndërkohë që Oda e Afarizmit të Kosovës është shfaqur e shqetësuar me rastin e këtij dokumentit të zbuluar i cili po qarkullon në komunat veriore nga dita e martë, ku bëhet apel tek qytetarët që përkundër mungesave pothuajse të të gjithë artikujve, për asnjë çmim të mos blejnë mallra nga shqiptarët.

OAK i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve kompetente të ndërmarrin masa ndaj këtyre veprimeve të cilat po dëmtojnë vendin dhe qytetarët e saj, njofton Klan Kosova.

Loading...