Zëvendës kryeministri i Italisë i cili njihet si ithtar i euroskepticizmit thotë se ai dhe Marine Le Pen po mundohen ndajnë eurozonën.

Deklarata e fortë vjen pas një komenti të kryetarit të Parlamentit Evropian Antoinio Tajani i cili tha se forcat populiste vetëm po e izolojnë Italinë dhe nuk po bëjnë asgjë në të mirë të vendit.

“Italia është e izoluar. Kur ju shani, bërtasni apo fyeni do të mbëtni vetëm dhe rezultatet janë shumë modeste”, tha Tajani.

Italia po përballet me një gjobë nga Bashkimi Europian pasi që ka rritur borxhin e saj kombëtar në përmasa të mëdha, gjë të cilën nuk e kishte rekomanduar blloku.

Marine Le Pen dhe Salvini kanë krijuar një grup eurospekticist brenda Parlamentit Europian në zgjedhjet e reja dhe ishin munduar që të marrin në grupin e tyre edhe Farage me partinë e tij Brexit, dhe kështu do krijonin një dominim në parlament. Mirëpo Farage kishte refuzuar të bashkohej me ta.

Salvini ka thënë se arsye e ndarjes së BE-së do të jetë interesimi i bllokut vetëm për para dhe jo për mirëqënien e popullit europian brenda shteteve anëtare.

Le Pen dhe Salvini që moti kanë bërë të ditura pikëpamjet e tyre nacionaliste dhe anti emigrante ndërkohë që përkrahja e tyre po rritet.

Loading...