Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së sotme është parë në një moment të sikletshëm, teksa ndodhej mes turmës para Kryeministrisë.

Në disa foto ai është parë teksa mbahet nga shoqëruesit e tij.

“Panorama Online” u interesua pranë stafit të ngushtë të ish-kryeministrit, të cilët sqaruan se Sali Berisha ka qenë sëmurë këto ditë, por ai sërish ka dalë në protestë.

Të pyetur për foton ku shfaqet në gjendje jo të mirë, oficerët e sigurisë së ish-kryeministrit sqaruan se “në ato momente janë shtyrë nga disa protestues të Unazës së re, të cilët kërkonin ta takonin”.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli sqaroi se “ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe s’ka patur shqetësime dhe pas protestës”.

Loading...