Cristiano Ronaldo nuk i ka kursyer lëvdatat për veten përsëri duke e lartësuar të qenit top lojtar për 16 vjet pasi e shtoi edhe një trofe në karrierën e tij të bujshme të dielën.

Portugalia e mundi 1:0 Holandën për ta fituar edicionin e parë të garës së re të UEFA-s, falë një goli nga Goncalo Guedes të dielën në Porto, shkruan Gazeta Express.

Ky ishte trofeu i dytë i Ronaldos me Portugalinë, pas Kampionatit Evropian 2016.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë të luaj keq, për 16 vjet numrat (statistikat) flasin vetë. Unë e kam dëshmuar veten gjatë karrierës sime, pavarësisht se çfarë flasin njerëzit, statistikat flasin vetë”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

I pyetur për Topin e Artë, ylli i Juventusit tha: “Unë i kam fituar tre trofe këtë sezon, gjatë të cilit kam qenë i mirë. Çfarë mund të bëj tjetër? Nuk e di nëse e meritoj, këtë vendoseni ju vetë. Ju jeni ata që vlerësoni, unë nuk do të flas”

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...