Ermira Causholi ka pasur mundësinë të moderojë mjaft programe në jetën e saj, megjithatë në mendjen e publikut shqiptar më së shumti do të mbetet për “Histori Dashurie”. Nënë e katër vajzave, ajo ka dhënë disa detaje për to tek “Rudina“ në Tv Klan, dhe kështu, si padashje, u zbulua një rastësi vërtet interesante.

Vajzat e Ermirës, Gea 21 vjeç, Luna 14 vjeç, Dian 7 vjeç dhe Solara vetëm 1 muajshe, kanë që të gjitha nga 7 vjet diferencë me njëra tjetrën!!! E habitshme, apo jo?

Ermira tregoi dicka dhe nga emocionet  e lindjes së fundit, që ndodhi vetëm muajin e kaluar. “Përpara se të mbetesha shtatzënë po punoja për një projekt dedikuar grave, edhe e bukura e kësaj është që titulli i programit është ‘The future is female’. Kur mora vesh shtatzaninë thashe, ishallah është edhe kjo gocë sepse unë duhet të jem shumë e frymëzuar dhe e besueshme për publikun që kur them “The future is female”, domethënë është ‘female’ dhe pike”, ka thënë ajo.

Image
Loading...