Janë shfaqur menjëherë tensione në protestën e opozitës përballë parlamentit. Disa protestues kanë hedhur shashka e kapsolla në drejtim të policisë e cila është stacionuar para hyrjes së parlamentit. Policia ka reaguar menjëherë duke hedhur ujë me presion nga autoboti si dhe gaz lotsjellës.

Për shkak të tymit, protestuesit janë shpërndarë. Me “kthjellimin” e ajrit, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka kërkuar nga protestuesit që të tërhiqen.

Disa protestues pavarësisht thirrjes së Bardhit kanë gjuajtur sërish me fishekzjarrë e shashka në drejtim të godinës së parlamentit, çka ka sjellë sërish hedhje masive të gazit lotsjellës.

Loading...