Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, për të cilin ai tha se do të frenojë qasjen që zoti Khamenei dhe Irani kanë tek tregjet financiare botërore. Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se sanksionet e reja do të bllokonin pasuri të Iranit me vlerën e dhjetëra miliarda dollarëve.

Lideri amerikan tha se urdhri i tij është një përgjigje “e fortë dhe proporcionale” e Shteteve të Bashkuara ndaj goditjes nga Teherani javën e kaluar të një avioni amerikan pa pilot, për të cilin Uashingtoni thotë se ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë ngushticës së Hormuzit. Irani thotë se incidenti ndodhi mbi hapësirën e tij ajrore, transmeton VOA.

Sanksionet e reja vijnë ndërsa po shtohen shqetësimet rreth mundësisë së një konfrontimi të armatosur mes të dy vendeve, pasi zyrtarët amerikanë kohët e fundit fajësuan Teheranin për sulmet ndaj dy cisternave me naftë në ngushticën e Hormuzit. Irani i mohon këto akuza, ashtu sikurse edhe rrëzimin nga Irani të një droni amerikan javën e kaluar.

Loading...
Global