Kapen 7 thasë kanabis në pikën kufitare të Morinës. Policia ka arrestuar poseduesin e drogës, shtetasin N.B.

“Strukturat e Antitrafikut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Policinë kanë kapur një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të tipit kanabis sativa. Këto struktura kanë ndaluar shtetasin me inicialet N.B. i cili ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar drejt Kosovës, nëpërmjet pikes së kalimit kufitar të Qafë Morinës”.

Pas kontrollit të ushtruar këtij shtetasi, strukturat e kanë ndaluar për hetime të metejshme.

Loading...