Përdhosët flamuri kombëtar në Prishtinë/ Kastriotët e Dardanisë: MOS MA PREKNI FLAMURIN KOMBËTAR
MOS MA PREKNI FLAMURIN Iniciativa Qytetare “Kastriotët e Dardanisë” reagojnë fuqishëm kundër pushtetit lokal të Prishtinës dhe shtetëror të Republikës së Kosovës të cilët me urdhër politik dhe antikombëtar kanë ulur flamurin kombëtar të shqiptarëve autokton, por akoma më keq e kanë hedh për toke dhe kësisoj kanë nxitur urrejtje ndaj shumicës së qytetarëve me kombësi shqiptarez Iniciativa Qytetare “Kastriotët e Dardanisë” dhe une Kastriot Berishaj si nismëtar i saj nuk heshtim përball këtij veprimi antikombëtar të klasës politike. Ata që deri dje, e kanë hequr flamurin kombëtar shqiptar tashmë janë larguar në Stamboll, Beograd etj, prandaj njejtë do ta këtë fatin edhe kjo klasë antishqiptare, që cenon interesat kombëtar duke privatizuar jashtëligjshëm tokën tonë dhe në heshtje duke dëbuar shqiptarët në Hungari e vende të tjera në botë.
Loading...