Dalin pamjet e aksidentit të ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë më 10 qershor.

Në aksident u përfshinë dy makina dhe një motor.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurise duket makina tip Nissan Juke me targa franceze e cila përplaset me një makinë tip Volkswagen te parkuar dhe me një motor.

Në atë moment duket dhe një kalimtar i cili duket se po komunikon në telefon dhe për një fije i shpëton fatmirësisht kësaj përplasjeje të tmerrshme që mund të përfundonte me pasoja më të rënda

Nga informacionet në aksident mbetën të plagosur katër kalimtarë, dy prej tyre turistë francezë.

 

Loading...