BDI nuk është duke kopjuar LSDM-në lidhur me ndryshimet në nivel partiak. Sipas kësaj partie, krerët e degëve nuk janë shkarkuar por kanë pasur mandat të skaduar prej një viti. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë se riorganizimi partiak është duke ndodhur në përputhje me statutin e partisë.

Jo për shkak se statuti ka përcaktuar që kongresi duhet mbahet në këtë datë dhe kjo nuk mund të shtyhet më tepër se realisht organet e partisë janë në fazën e ushtruesve të detyrës. Për shkak se mandati kryetarëve të degëve u ka skaduar në nëntor të vitit kaluar, Kryesia Qendrore vendosi që të caktojë koordinator për çdo degë që të nisë organizimin e zgjedhjeve që nga këshillat vendor deri tek Kuvendi i degëve dhe kryetarëve të degëve. Koordinatori në këtë periudhë do të jetë pika e kontaktit mes qendrës dhe degës, por nuk do të kenë drejtë të kandidojnë – u shpreh Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Osmani mohon se mes BDI-së dhe LSDM-së nuk ka marrëveshje për drejtorët e rinj, për faktin që ditë më parë shkarkimi i tyre nuk u shqyrtua në Qeveri. Sipas tij, riformatimi në nivel drejtorësh do të ndodh në disa seanca, por nuk përjashtohet mundësia që drejtorët e rinj të emërohen pas emërimit të ministrave.

Ky do jetë në proces i cili do të zhvillohet në disa seanca sa i përket drejtorëve, kurse riformatimi është çështje që mbetet pasi të definohen punët se çfarë qasje do kemi pas të definohen punët me datën për bisedime. Presim që nga fundi i muajit, 24-25 qershor të bëjmë riformatimin e Qeverisë. Dilema është te drejtorët, nëse do t’i presim ministrat që të kenë edhe ata mendimin e tyre apo t’i bëjë në mënyrë suksesive. Por këto janë dilema më të vogla teknike. Unë mendoj se ajo që është kyçe është që nesër ta definojmë se çfarë qasje do kemi, pra t’i definojmë vijat e trasha të këtij procesi – tha Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Lidhur me riformatimin e Qeverisë, Osmani thotë se BDI ka përfunduar konsultat brenda partiake dhe pret sinjalet nga partneri i koalicionit. Megjithatë, dinamika e procesit do të varet nga epilogu i takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. BDI mbron idenë që shumica të ruaj energjitë aktuale me qëllim fillimin e bisedimeve me BE-në.

Adrian Kerimi

Loading...