Atdheu është në rrezik atëherë kur njerëzit e padijshëm fillojnë të mendojnë se janë të dijshëm!

Savash VELIU  

Jemi vonuar shumë, pamatshëm shumë në histori që pësuam rrënie pas ngritjes së lartë gjatë perandorisë osmane. Jemi vonuar në të gjitha fushat e jetës shoqërore e të krijimtarisë shpirtëro-morale pasi u bëmë pjesë e evropës londineze ku tani kotiremi ndër të fundit në të.

Ishte dhe është Politika antishqiptare me dorasin shqiptar që dha dorën e fundit për shkatërrimin e këtij Populli krenar dhe besnik që ia luftoj kulturën e saj morale (tradicionale) fetaro-kombëtare. I përçau, i shfrytëzoi. i bleu për një thes miell. Mallkuar qoftë politika (politikanët) e sotëm, që kthyen shqiptarët në renegatë (refugjatë), në militantë dhe vazal partiak që s’nguroi të ndaj burin nga grua, djalin nga nëna, vëllaun prej motre, familjen prej akrabas, shokët prej miqëve etj!
E gjithë kjo katrahur e politikës së dështuar erdhi si pasoj e shitjes së amanetit të besës dhe ia humbi identitetin burrëror të shqiptarëve të maqedonisë veriore dhe gjithë shqiptarisë… Kjo është fatkeqësia e madhe që gotditi indin shqiptarë dhe ardhmerinë e tij, dmth, Rininë ambicioze, një pretenduese për arritje të karrierës së lartë intelektualo-shkencore si kombë i përkryer!

… Përnga kultura intelektuale dhe diplomatike shqiptarët janë kombi më i degjeneruar e më i pambrojtur prej ballkanasve tjerë që kanë një stad më të zhvilluar intelektual, politik dhe shoqëror në ndrim sistemet të tridhjetë viteve të fundit pluraliste.

 Naivisht pret populli iliridas ndryshim të statusit të tij politik, ekonomik dhe arsimorë si etni autoktone për 28 vitet e fundit pluraliste i manipuluar përgjatë gjithë zgjedhjeve i pa mendë me shpres se do ndryshojë erërat politike në favor të vet…!

 Tradicionalisht Shqiptari urren hipokrizinë dhe servilizmin. Por sot Kombit tonë i mungon ndershmëria. Një njeri i kulturuar di ta përcaktojë se çfarë është nderi, morali, apo e pamoralshmja. Një njeri i pakulturuar deformohet, shitet dhe korruptohet lehtë pasi të ketë humbur moralin shpirtëror. Kjo është fatkeqësia jonë që arriti me modernizmin perëndimor të bartur në shoqëri si vlera të larta morale që zëvendësoj traditat tona kombëtare dhe fetare të dëshmuara, sistematikisht ajo çoi drejtë degjenerimit.

Kriza kombëtare ka influencuar kudo. Shoqëria kombëtare po kalon krizë në të gjitha sektoret profesionale dhe morale të jetës. Shqiptarët kanë krizë morale dhe identitare. Shikoje si përbaltet njeriu i politikës dhe intelektuali vazal i servilosur politikës ditore, që e kanë zgjedhur vetë njerëzit ti përfaqësojë e ata lehtësisht shiten dhe korruptohen nga të huajtë. E keqja është se kështu shqiptarët të paralizuar nuk arrijnë të imponohen askund në botën politike dhe ekonomike të shekullit të ri.

Shkaku i humbjes së Moralit të Besës së shqiptarit sinonimi i Identitetit kombëtar dhe fetar i ndier për burr të dheut gjithandej globit tani i mbuluar me ngritje të identitetit falco mbi figurat bukfalisht ‘’të vdekur’’ oborrtarësh në regjimet dhe mbretërit të kohës së shkuar serbe, greke, malazeze e vatikaneze si Skenderbeu, Tereza, Kadareja e të tjerë… ku dihet se historikisht deri dje luftohej kultura fetare që  të nesërmen të vazhdoj mbi kulturën kombëtare e t’i rikthehet sërish kundrejtë kulturës fetare me islamofobin çoroditëse, një paradoks antilogjike që trimëron antishqiptarizmën!

Është abuzuar skajshëm me shqiptarët. Asgjë su përfitua nga projektet Qeveritare dhe OJQ-ve përpos shtrembërim mental dhe ndërgjegje të ulët morale. Tani shqiptarët vrasin. Shqiptarët për pak të marrin jetën. Shqiptarët për pak shiten dhe servilosen ngase humbën busollën destinuese drejtë cakut (kauzës) kombëtar.

Pra mos shikimi i vetes me sy kritik na ka dhënë këto rezultate destruktive.  Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë, thotë Aristoteli. Kështu na mësoi arsimimi dhe politika ditore. Dhe tani ne nuk e dimë ku është bota. Çështë më e keqe sot bota e harbuar kërkon integrimin tonë kulturor dhe etnik, elemente në mungesë te populli shqiptar e lere më tek femra jonë e cila është nën çdo nivel të saj. Deri dje femra në familje ishte pronë e distancuar moralisht, derisa sot ajo është pretendente të merr pushtetin familjar në dorë pa asnjë paradije kulturore dhe vetngritjeje mbi seiozitetin e përgjegjësisë në të. Dhe tani të mos harojmë se popujtë e më hershëm u zhdukën të sprovuar nga femrat e tyre, kjo e theksuar në çdo libër hyjnor!

Dhe kështu, edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës nuk është aspak edukim, thotë Aristoteli. Fenomeni shqiptar është i dhimbshëm, prandaj duhet të punojmë për këtë pa humbur kohë dhe çastë në rikthimin e kulturës tradicionale të pasur me virtyte të larta morale.   ”…Mendja e një kombi është Arsimi, zemra e tij, Morali i përgjithshëm”, thotë Sami Frashëri.

Është koha, mbi të gjithë e njeriut të sinqert dhe të ndërgjegjshëm, intelektualit, qytetarit të thjeshtë të dëbojmë injorancën dhe të ndërtojmë duke mësuar mbi të gjitha nga njohja e vetvetes, asaj që ishim, dhe asaj që duam të jemi pa shtrembërime historike. Një model i mirë si mendim ekziston për këdo. Le të kemi kurajën ta ndryshojm veten sot. Kështu mua, Brengosja për moralin e popullit më shënon më shumë rrudha në zemër se sa në fytyrë!

Loading...