NASA njoftoi sot se do të autorizojë vitin e ardhshëm turistët e hapësirës dhe sipërmarrje private që të përdorin, kundrejt pagesës, Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), ku agjencia amerikane hapësinore po përpiqet të tërhiqet financiarisht.

“NASA ka hapur stacioni hapësinor ndërkombëtar për mundësitë tregtare”, njoftoi Jeff DeWit, drejtori financiar i agjencisë hapësinore amerikane në Nju Jork.

“NASA do të autorizojë deri në dy misione të shkurtra private në vit”, theksoi Robyn Gatens, një përgjegjëse e NASA-s.

“Do të lejohen qëndrime deri në 30 ditë”, thekson NASA.

Potencialisht, deri në një duzinë me astronaut privatë mund të qëndrojnë në bordin e stacionit hapësinor ISS për një vit.

Loading...