Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme. Në interes tonin është Ballkani Perëndimor që të bëhet pjesë e bashkësisë, porositi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini. Optimizëm ekziston edhe në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska është e bindur se këtë vit do të negociojmë me BE-në, njofton Koha.mk

“Të dyja vendet janë vende evropiane, ata nuk janë në kufirin e jashtëm të BE-së. Në interes tonin është që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e bashkësisë”, porositi Mogerini dje nga Luksemburgu.

Sipas saj, besimi në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian do të ketë pasoja nëse nuk fillojnë menjëherë negociatat për anëtarësim të të dyja vendeve dhe Unionit nuk duhet të heqë dorë nga instrumenti më efikas për arritjen e paqes. Ajo shpreson se vendet e BE-së të sjellin vendim të mençur për fillimin urgjent të negociatave.

Zëvendëskryeministrja Shekerinska pret që në përfundimet e Këshillit të BE-së të konstatohet se i kemi përmbushur të gjitha kushtet dhe se do të mbështeten nga të gjitha anëtaret e Unionit.

“Nuk ekziston asnjë argument dhe alibi të cilin dikush do ta nxjerrë dhe do të thotë se kjo ose ajo nuk ka përfunduar dhe kjo mendoj se na i përforcon pozicionet se ky nuk është qëndrim vetëm i Komisionit, por do të jetë qëndrim i vendeve anëtare. Këtë duhet ta garantojmë në përfundimet e mbështetura nga Këshilli”, theksoi Shekerinska.

Në lidhje me qëndrimin e Holandës për Shqipërinë, ministrja tha se Holanda e ka atë kufizim dhe se kjo, sipas saj, nuk do të ndryshojë në qershor ose korrik.

“Ne dëshirojmë që dy vendet të fillojnë të negociojnë se mendojmë se është më e dobishme. Megjithatë, në një moment të caktuar secili ka përgjegjësinë që ta shtyjë agjendën e vendit të tij. Franca e sheh se tani nuk duhet të dalë me përgjigje sepse Gjermania nuk ka kohë që të japë vendim të prerë, sqaroi Shekerinska. (koha.mk)

Loading...