Modelja braziliane Najila Trindade Mendes de Souza u shfaq në polici për të dhënë deklaratë në lidhje me skandalin e përdhunimit që përfshin futbollistin e mirënjohur Nejmar. Ajo akuzoi yllin e futbollit se e përdhunoi në një hotel në Paris në maj, një akuzë që ai e mohon. Trindade mbërriti në stacionin e policisë në Sao Paulo në mesditë. Ndërsa mbuloi fytyrën e saj me një xhaketë e zezë dhe u shoqërua nga oficerët. Kurse mediat kishin ‘pushtuar’ komisariatin. Ajo doli pas 6 orësh dëshmi duke u mbajtur në krahë nga avokati i saj dhe nuk tha asnjë fjalë për gazetarët.  Pamja e saj dramatike erdhi një ditë pasi Neymar dha dëshminë e tij në një stacion policor në Rio de Janeiro. Ai dha një deklaratë mbi hetimet për botimin e mesazheve intime në ëhatsApp dhe fotove të Trindade në mediat sociale pa pëlqimin e saj. Neymar i tha policisë se një asistent dhe një teknik ishin përgjegjës për publikimin e mesazheve dhe fotove.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src="//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();