Ministrja serbe e Infrastrukturës, Zorana Mihajloviq, deklaroi sot se për të ardhmen e Serbisë është e rëndësishme arritja e një kompromisi për Kosovën.

Me rastin e 20-vjetorit të Marrëveshjes së Kumanovës, Mihajloviq tha se një zgjidhje kompromisi mund të sigurojë vetëm paqe, stabilitet dhe zhvillim.

“Se si do të zgjidhet çështja e Kosovës është po ashtu e rëndësishme për gjithë rajonin, pasi nëse dëshirojmë që kjo pjesë e Evropës të zë hapin me vendet e zhvilluara, nuk duhet bërë asnjë hap më shumë që do të na kthejë ekonomikisht dhe politikisht prapa”, ka thënë ajo.

“Është e rëndësishme që Prishtina të hequr tarifat dhe të kthehet në dialog”, shtoi Mihajloviq, thuhet në një deklaratë për media nga kabineti i saj.

Loading...