Bullgaria nuk do të bëj kompromis për datën për përkujtimin e heroit “Goce Dellçev” dhe nëse nuk ka marrëveshje për këtë me Shkupin, atëherë Sofja do të braktisë punën e komisionit të ekspertëve. Ky paralajmërim është bërë nga ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva në intervistën për televizionin bullgar BTV.

Reagimi i saj ka pasuar pas refuzimit të ekspertëve bullgar të komisionit që bashkërisht të shënohen datat që kanë të bëjnë me Goce Dellçevin, gjegjësisht 7 tetorin. Ajo theksoi se kjo datë është tradhëtia më e madhe ndaj Bullgarisë, pasi që atëkohë autoritetet bullgare i dorëzuan Maqedonisë eshtrat e heroit Goce Dellçev.

“Goce Dellçev vetë ka treguar se çka është me përkatësi etnike, pra se është bullgar këtë e ka shënuar dhjetëra here.”, theksoi Zaharieva. Sipas saj, asgjë nuk do të ndryshojë në Maqedoninë e veriut, derisa do të vazhdojnë të mësojnë fëmijët e tyre me nacionalizëm të rrejshëm.

Sot Goce Delçev konsiderohet si një hero kombëtar në Bullgari si dhe në Republikën e Maqedonisë, ku thuhet se ai ishte ndër themeluesit e lëvizjes kombëtare maqedonase.

Loading...