Meshkujt e moshës së mesme të cilët nuk mund t’i bëjnë as 10 pompa janë dukshëm më të rrezikuar nga sulmet e zemrës dhe ato të trurit.

Forca për t’i bërë më shumë se 40 pompa është ndërlidhur me 97% reduktim në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare përgjatë 10 viteve të ardhshme.

Sipas autorëve të këtij studimi, pompat janë parashikues edhe më i mirë i shëndetit të ardhshëm të zemrës sesa vrapimi.

Pra, sipas tyre, pompat janë një metodë pa asnjë kosto dhe shumë e lehtë për t’ju ndihmuar ta dini pak a shumë se çfarë shëndeti të zemrës keni.

Studimi është publikuar në revistën prestigjioze ‘JAMA Network Open’.

Loading...