Manchester Unitedi e ka refuzuar ofertën e Interit që përfshinte para ta gatshme dhe Ivan Perisicin për sulmuesin Romelu Lukaku.

Përfaqësuesi i Belgjikës është në listën e dëshirave të Antonio Contes, i cili e kishte kërkuar atë edhe në kohën sa ishte trajner i Chelseat në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti anglez e vlerëson Lukakun rreth 70 milionë euro, prandaj Interi është duke tentuar të përfshijë lojtarë në një marrëveshje të mundshme për ta ulur çmimin e tij.

Sipas tobloidit Sun, Unitedi nuk e ka pranuar propozimin e Interit për Perisicin dhe para të gatshme, për shkak se gjiganti anglez nuk është më i interesuar për anësorin kroat.

Loading...