“LSDM ka treguar se po ndryshohet për progresin e vendit për të vazhduar edhe më intensivisht. VMRO-DPMNE tregon se tek ata asgjë nuk ndryshohet, përkundrazi, mbesin të bllokuar në matricën e Nikolla Gruevskit, në mbrojtje të krimit, destruktimit dhe sjelljes antishtetërore.  Dorëheqja e Pavle Bogoevskit nga funksioni deputet për shkaqe morale është shembull për akt të lartë moral dhe ndjenjë të fuqishme të përgjegjësisë personale para qytetarëve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Sipas kësaj partie tek deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së kundër të cilëve udhëhiqen procese gjyqësore për vepra të rënda penale, nuk ka as ndjenjë të përafërt të përgjegjësisë morale.

“Përkundrazi, në vend të përgjegjësisë ata e mbrojnë krimin, në vend të sjelljes morale, ata propagandojnë sjellje destruktive në kundërshtim të interesave të qytetarëve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski kundër të cilëve udhëhiqen procese gjyqësore për vepra të rënda penale nuk duhet të presin asnjë ditë më shumë, por menjëherë të japin dorëheqje nga funksionet e tyre.Kjo është më pak që mund ta bëjnë që të evitohet çfarëdo qoftë mundësie t’i pengojnë apo të ndikojnë mbi proceset dhe hetimet gjyqësore kundër tyre”, thonë nga LSDM, sipas të cilëve deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë aspak kredibilitet derisa në radhët e tyre ulen deputetë kundër të cilëve udhëhiqet hetim dhe procese për vepra serioze.

Loading...