Është diçka e mrekullueshme kur marrëdhënia është e harmonishme dhe pozitive. Megjithatë, ndonjëherë mund të ndiheni jo mirë, sikur keni bërë diçka të gabuar. Për fat të keq, veprimet tona shpesh mund të fyejnë dhe detyrojnë partnerët të largohen.

Mirëpo, ne do t’ju tregojmë sot, disa nga veprimet që duhet të shmangni në mënyrë që të mos e shkatërroni lidhjen tuaj:

Kritikoni gjithmonë veten

Shpesh ndodh që e kritikojmë veten, duke menduar për defektet tona, që mbase janë të dukshme vetëm për ne. Partneri juaj me siguri as që nuk i vë re fare. Mirëpo, nëse flisni vazhdimisht për gabimet tuaja, do ta bindni gjysmën tuaj për të besuar të njëjtën gjë.

Ju i paragjykoni njerëzit

Kur njëri nga partnerët është gjithmonë i mërzitur, herët ose vonë do ta ndryshojë rrjedhën e marrëdhënies. Sigurisht, nuk mund të jeni pozitive ose negative në çdo gjë që thoni për të tjerët, ama, nëse i paragjykoni vazhdimisht të tjerët është vërtet diçka e bezdisshme.

Jeni gruaja ideale

Përpjekja për të qenë perfekte me partnerin tuaj është një kurth sepse herët ose vonë, ju dhe partneri juaj do të lodheni nga kjo situatë. Kur ju i tregoni partnerit anën tuaj të mirë gjatë gjithë kohës, pakënaqësia mund të ndërtohet brenda jush, duke çuar në rrethana të paparashikueshme.

Vetëm mendimi juaj ka vlerë

Njerëzit që kanë qenë vetëm për një kohë të gjatë e kanë këtë zakon. Kjo ndodh sepse nuk janë mësuar të kenë dikë për të ndarë mendimet e tyre në familje. Për të mbajtur marrëdhënien e balancuar të dy partnerët duhet të dëgjojnë njëri-tjetri dhe të gjejnë të mesmen e artë.

Mendoni se ai gënjen dhe bën hile gjatë gjithë kohës

Dyshimi i tepërt mund ta bëjë partnerit tuaj të ndihet i lodhur dhe i zëmëruar, sepse ata ndjejnë që ju nuk i besoni më. Është e vështirë të jetosh me dikë që ju akuzon për mashtrim.

Loading...