Dje  në ora 15 e 20 minuta, në rrugën ,,Iliria,, në Tetovë, pjesëtarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, kanë kryer bastisje në hapsirat në të cilat kanë qëndruar 40-vjeçari P.C. nga qyteti i Zagrebit, Republika e Kroacisë, kurse si shoqëruese të tij kanë qenë 25-vjeçarja S.I. nga Tetova dhe 28-vjeçarja N.Z. nga fshati Vrutok  i Gostivarit.

Gjatë bastisjes, në një tavolinë është gjetur një qese najloni me Kokainë, një shishe plastike prej 0,5 litra materie e panjohur lëngu, si dhe mjete tjera me mbetje të kokainës. Personat janë privuar nga liria dhe mbajtur në SPB Tetovë, ku pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

Loading...