Trajneri i Basaksehir, Okan Buruk ka pranuar se do të donte transferimin e sulmuesit të Rizespor, Vedat Muriqi.

Buruk i cili së fundmi nënshkroi kontratë dy-vjeçare me Basaksehirin, ka zbuluar planet për të ardhmen.

Ndërkaq, edhe Basaksehiri ka hyrë në garë për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

dhuro

Këtë e ka pranuar vetë trajneri Buruk, që dikur ka luajtur për Interin, është i mahnitur nga forma e futbollistit nga Prizreni.

“Mbetet ta presim vendimin e Rizesporit për futbollistin Vedat Muriqi”, tha Buruk.

“Çdo futbollist i mirë më intereson”, tha trajneri i Basaksehirit.

Ndryshe, Muriqi e mbylli edicionin e kaluar në Superligën turke me 17 gola dhe tetë asistime.

Përveç Basaksehirit, për Muriqin interesohen edhe klubet si Fenerbahçe, Galatasaray, Spal, Real Betis dhe Toulouse.

Loading...
Global