Një seri fotosh të mrekullueshme të ngjyrosura kanë dhënë një pasqyrë të re në jetën e popullsisë indiane nën sundimin britanik 120 vjet më parë.

Imazhet, e shkrepura nga fotografi amerikan William Henry Jackson, tregojnë jetën e përditshme nën sundimin britanik, i cili zgjati nga 1858 deri më 1947 dhe mbulonte shumicën e Indisë.

Fotot u shkrepën në 1895 në bardhë e zi në Sri Lanka. Fotografi u nis bashkë me një ekspedita për të mbledhur informacion rreth sistemeve të transportit në vende të ndryshme të botës dhe mori rastin për të dokumentuar jetën e njerëzve të zakonshëm.

Krahas Britanisë, Marokut, Algjerisë, Tunizisë, Egjiptit, Turqisë, Australisë, Kinës, Koresë, Japonisë, Rusisë, Amerikës së Jugut, Sri Lankës, Tajlandës dhe Indonezisë, ky fotograf vizitoi thuajse 40 vende dhe u kthye nga udhëtimi në 1896 me mbi 900 fotografi udhëtimesh.

Loading...