Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha gjatë debatit në 1TV me udhëheqës Aleksandar Çomovski debatoj rreth ndryshimit të kodit zgjedhor. Hoxha ka sqaruar në këtë emision shembullin e zonës gjashtê dhe zonës tre ose katër ku edhe ka treguar se ky model zgjedhor aktual është problematik dhe se nuk jep peshë të njejtë votuesve. “ne kemi parë që në zonën gjashtë në çdo katër vjet ose dy vjet varësisht se kur kemi zgjedhje parlamentare bëhet korigjimi i kufijve dhe ndahen qytetet në dy zona, poashtu në zonën 6-të nëse nuk gabohem janë rreth 30 mijë votues, më shumë se tek zona tre dhe zona e katërt dhe tani nuk mund që 30 mijë vota në zonën 6-të që në numra rezulton katër mandate të kenë më pak peshë në legjitimitet se sa në zonë tre dhe katërt” thekson Hoxha.

Poashtu ai tha se primare në ndryshimin e kodit zgjedhor duhet të jenë listat e hapura pasi që mundësojnë kanditat me kualitet më të lartë dhe kuadër profesional që më pas të mund të futen në parlament. Ai madje e cilësuar si banalitet shembull rastin e ish deputetëve të shkëputur nga Lëvizja BESA: “nëse ne do kishim lista të hapura dhe ti merrnin votat nuk do ishte problem, por ata u ulën në kuvend me sitemin zgjedhor aktual, dhe ne tani kemi 3 depuetet që morrën mandat në emër të BESËS dhe nuk përfaqësojnë këtë Lëvizje ndërsa janë kontrabanduar në qeveri”tha Hoxha në Studion e Hapur.

Loading...