Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot realizoi një takim prej 40 minutave mes kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në këtë takim është biseduar perspektiva europiane e Maqedonisë dhe mundësia për fillimin e negociatave.

Pas takimit nuk ka patur deklarata për mediat. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare se cilat janë porositë e Merkelit për pritjet e Qeverisë në Shkup për caktimin e datës për fillim të negociatave me BE-në.

Kujtojmë se kjo cështje do të vendoset në Samitin e ardshëm të Shteteve Anëtare të BE-së që do mbahet më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.

Loading...