Sot Google feston kujtimin e filozofes dhe teologes së shquar italiane, Elena Cornaro Piscopia. Lindur në Venecia në këtë ditë në 1646, Elena ishte gjithashtu gruaja e parë që fitoi një titull doktorature në filozofi.

Elena fliste, latinisht, italisht, hebraisht, spanjisht, frëngjisht dhe arabisht gjithashtu kishte studiuar një mori veglash muzikore si, klaviçen, klavikordën, harpën dhe violinën.

Studimet e mëvonshme të Elenës përfshinin gjithashtu matematikën dhe astronominë, por interesi më i madh i saj ishte filozofia dhe teologjia.

Pasi u bë presidente e shoqërisë veneciane ‘Accademia dei Pacifici’, ajo u regjistrua në Universitetin e Padovës në vitin 1672.

Me mbështetjen e babait të saj, ajo aplikoi për një doktoraturë  në filozofi. Provimi i saj me gojë në vitin 1678 ngjalli aq shumë interes sa ceremonia duhej të zhvendosej nga universiteti në katedralen e Padovës për të akomoduar një audiencë që përfshinte profesorë, studentë, senatorë dhe të ftuar nga universitetet anembanë Italisë.

Në moshën tridhjetë e dy vjeç, Elena u bë gruaja e parë me doktoratë universitare.

Image

Loading...