Ish Miss-i  Floriana Garo është sërish këto ditë në qendër të vëmendjes, dhe për një arsye mjaft të bukur: moderatorja rrëfeu tani vonë se është në pritje të fëmijës së saj të dytë, për të cilin shpreson që të jetë djalë ( do të ishte bukur në fakt, pas vajzës, Adias). Floriana ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shihet me barkun që ka nisur të rrumbullakoset, dhe duhet të themi se duket shkëlqyeshëm!!

Nuri i shtatzanisë po e bën punën e vet, por Floriana, për cdo rast është kaq bukuroshe, sa nuk ka shumë nevojë për të!

Moderatorja është e martuar me avokatin e njohur Enis Daci, dhe po përjeton tani, periudhën e saj më të bukur!

Image
Loading...