Vitin e kaluar i diskutua një lëvizje e mundshme e emisionit “Opinion”, të Blendi Fevziut nga Tv Klan, në Top Channel.

Por i pari që do të lerë Tv Klan dyshohet të jetë pikërisht Ermal Mamaqi.

Këtë verë mbushen plot 3 vite që kur Ermal Mamaqi la shoën e tij në T Digitalb për të vazhduar me një etapë tjetër në Tv Klan me “Xing me Ermalin”.

Burime pranë produksionit të moderatorit dhe aktorit kanë treguar se mes Tv Klan dhe Ermal Mamaqit kontrata përfundon këtë verë dhe ajo nuk do të rinovohet më. Si pasojë, “Xing me Ermalin” nuk do të vazhdojë më punimet në këtë institucion mediatik në shtator, kur nis edhe sezoni i ri.

Gjithashtu është mësuar se Ermal Mamaqi është në bisedime e sipër me drejtuesit e këtij institucioni për të finalizuar një marrëvëshje që do t’i japë dritën jeshile aktorit për të kaluar në shtator.

Vendin e Ermalit në Klan duket se do ta ketë Duplexi me autorësinë e Turjan Hyskos, program i cili do të zgjerohet akoma, ndërkohë që nuk dihet akoma se çfarë do të ndodhë me “Shiko Kush Luan” që deri më tani ka qenë rivalja e denjë e “Xing Me Ermalin”.

Loading...