Në shkurt të 2018-ës, Elvana Gjata rifreskoi krejtësisht imazhin e saj si artiste duke u rikthyer në skenë me një EP me 6 këngë të të njëjtës frymë, të quajtur “3”.

Këngët me ndërthurje të motiveve tradicionale me ato të muzikës pop u krijuan nga Pirro Çako dhe u orkestruan nga Darko Dimitrov.

Dhe para pak ditësh në kanalin e tij zyrtar në Youtube  të kantautorit i është shtuar një këngë e re.

Mes hiteve të hershme, “Xheloz” është publikuar si variant audio dhe me tekst.

Si duket, përpara se t’i kalonte Elvanës, kënga është regjistruar fillimisht në studio nga Pirro, diçka që ndodh shpesh me krijuesit e këngëve.

“Xheloz” rezultoi më e suksesshmja nga këngët e albumit “3”. Deri më tani, ka 19 milion shikime në Youtube.

 

Loading...