Kjo vogëlushe ka një dashuri për thonjtë e vënë dhe nuk ka frikë të krijojë një pamje të guximshme. Maya Trajner është, sipas nënës së saj Julie, e fiksuar me make up-in dhe ka një tërheqje për look-e të pa zakonta.

Ajo ka një dashuri të veçantë për thonjtë e rremë, dhe e shprehu këtë dashuri në një tjetër nivel.

Shtatëvjeçarja, nga Motherwell, kohët e fundit ka bërë që nëna e saj të pështyjë çajin kur ka parë se çfarë kishte bërë vajza e saj me thonjtë e këmbës. Pamja ishte jo pak tronditëse.

‘Maya ka një pasion të veçantë për thonjtë. Ajo ka blerë së fundmi 4 pako të tilla dhe një mëngjes i vendosi ato në këmbë dhe erdhi e zuri një pozë në cepin e derës. Këtë mëngjes unë përfundova duke pështyrë çajin tim nga goja pasi nuk po mbaja më dot të qeshurta’, tregon nëna e vogëushes.

Loading...