Ministri amerikan i Drejtësisë përgatit një hetim antimonopol kundër “Google” që nëEuropë është prekur nga gjoba të rënda për praktika kundër konkurrencës, njoftoi dje“Wall Street Journal”.

“Divizioni i ngarkuar me çështjet “kundër monopolit” përgatitet të shqyrtojë nga afër praktikat tregtare të Google për sa i përket motorit të tij të kërkimit dhe aktiviteteve të tjera”, sipas burimesh të cituara nga e përditshmja amerikane.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), që ndan bashkë me Ministrinë e Drejtësisë rolin eautoritetit të konkurrencës, kishte zhvilluar para disa vitesh një hetim të gjerë në mjedisete “Google” në lidhje me kërkimin në internet dhe publicitetin para se ta mbyllte në vitin2013 pa penalizim.

Komisioni Europian gjobiti me një shumë të konsiderueshme më 20 mars për herë të tretë në dy vite “Google”, duke e akuzuar për praktika kundër konkurrencës në Bashkimin Europian.

Loading...