Një fëmijë i moshës gjashtëvjeçare nga Berliqi i Deçanit ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra, që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Rastin e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

Rugova tha për Klan Kosova se mbrëmë rreth orës 19:20, Policia ka marrë informatën që një fëmijë është plagosur dhe që është duke u dërguar për në spitalin Rajonal të Pejës.

dhuro

“Policia menjëherë ka shkuar në spitalin Rajonal të Pejës, dhe ka marrë informacionin nga mjekët se fëmija ka pasë lëndime të rënda në kokë”.

“Më vonë diku rreth orës 20:16, ekipi mjekësor ka informuar Policinë që viktima nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë. Plagët dyshohet që janë shkaktuar nga arma”.

Rugova më tutje shtoi se me të dëgjuar këtë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet policore dhe prokuroria.

“Trupi i fëmijës është dërguar për obduksion. Prokurori rastin e ka cilësuar si hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova.

Dyshohet se një fëmijë i moshës 8 vjeçare, vëlla i viktimë, ka shtënë aksidentalisht me pistoletë në drejtim të 6- vjeçarit. /Telegrafi/

Loading...
Global