‘Dardanët’ realizuan fitore me përmbysje me rezultat 3-2 dhe kësisoj realizuan fitoren e parë historike në kualifikimet qoftë për Evropian apo Botëror.

Challandes është shprehur tejet i lumtur dhe i ka dedikuar të gjitha meritat lojtarëve, raporton lajmi.net.

‘’Jam shumë i lumtur për lojtarët. Nuk u dorëzuam asnjëherë. Ata kanë punuar e punuar, në mbrojtje e në sulm, në fund e kemi pasur ndjenjën që mund të shënojmë dhe e kemi ditur që do shënojmë’’ .

”E kemi provuar disa herë, ata[lojtarët] e kanë merituar këtë fitore. Nuk është vetëm një fitore, është fitorja e parë e Kosovës në kualifikime’’.

”Mendoj që janë dy gjëra që na sollën fitoren, psikologjia, mentaliteti dhe ne kemi skuadër që ka karakter”.

”Nuk ishte moment i mirë kur ishim në disavantazh, por unë duhet të them se duhet të luajmë futboll dhe vetëm futboll. E pamë në fund se si skuadra tentoi të shënonte, në krahë, në qendër dhe kjo më pëlqeu’’.

‘’Treguam karakter. Tani duhet të them se kemi skuadër me moshë mesatare 23 vjet , por ata luajnë futboll’’.

‘’Ne gjithmonë duhet të ëndërrojmë në jetë dhe gjithçka është e mrekullueshme kur e ke një ëndërr’’, tha ai për pyetjen nëse Kosova ka shansin të luajë në Evropian.

Loading...