Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Talir” të PSP-së që ka të bëjë me financimin joligjor të partisë VMRO-DPMNE.

Seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarit Leko Ristoski.

Gjykata poashtu nga ana e mbrojtësit Donço Nakov më 27 maj ka dorëzuar parashtresë me përgjigje ndaj kërkesës së Kuvendit, me të cilën kryetarin e Kuvendit e njofton Shoqata e avokatëve se kërkesa për interpretim autentik të ligjit të PSP-së dorëzuar nga Prokurori publik Lubomir Joveski ka arritur më datë 13.02.2019 në kabinetin e kryetarit të Kuvendit ku është proceduar dhe dorëzuar deri në Qeveri për mendim.

Përfaqësues i akuzës është Lençe Ristevska nga PSP.

Avokati Donço Nakov para gjyqit ka thënë se ka dorëzuar kërkesë të re deri të Kuvendi për përgjigje të shpejtë ndaj kërkesës për interpretim autentik.

Në lëndën “Talir” akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Jankieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare” dhe “Larje parash” si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me akuzën është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.

Sipas akuzës, ato në mënyrë të kundërligjshëm kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar këto para të paguhen në xhirollogari e partisë përmes fletëpagesë në emër të njerëzve të ndryshëm.

Loading...