Emrat më të mëdhenj të portës spanjolle e kanë idhull Luis Muguel Arconada, një prej tyre është edhe Iker Casillas.

Ish-gardiani i Real Madridit ka treguar një anekdotë gjatë një mesazhi urimi për ditëlindjen e Arconada-s.

“Mbaj mend që ulesha për të ngrënë dhe isha 4-5 vjeç,” shkruan Casillas në Instagram.

“Mamaja ime më kishte bërë një sallatë me sardele për darkë. Nuk më pëlqente shumë peshku por më ka ngelur në mendje çfarë më thoshte: ‘Nëse do të bëhesh një portier, duhet të hash sardele.

Kam folur me mamanë e Arconada-s dhe më ka thënë se sardelet e bëjnë të kërcejë shumë lart për të kapur topin.’

Patjetër mamaja ime nuk kishte folur ndonjëherë me mamanë e Aconada-s. Gëzuar ditëlindjen Arconada.”

Loading...