Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por pakkush e besonte se Atletico e Madridit do të kishte mundësi të shpenzonte më shumë se Manchester City apo Reali e Juventusi.

Megjithatë, në mënyrë spektakolare, Atletico ka mbyllur sot operacionin Joao Felix, sepse Benfica ka zyrtarizuar shitjen e talentit të vet për 126 milionë euro, shifër e pabesueshme.

Pas largimit të Griezmann dhe disa lojtarëve me peshë, Atletico kërkonte një goditje të madhe dhe e ka kryer, sepse bëhet fjalë për një supertalent.

Joao Felix është vetëm 19 vjeç, por në sezonin e fundit ka bërë gjëra të pabesueshme, duke u bërë krejt papritur një ndër lojtarët më të kërkuar në botë.

126 milionë euro është një rekord për Portugalinë dhe një ndër 10 blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit, tani Felix duhet të tregojë me vepra se është vërtet një yll dhe jo një rastësi.

Loading...