Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, ka treguar në Prishtinë se si një kamerier shqiptar i ka rënë në gjunjë për ta falënderuar atë për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës.

Clinton e konsideron këtë falënderim si gjënë në të rëndësime gjatë periudhës sa e drejtonte Shtëpinë e Bardhë, njofton Klan Kosova.

“Gjithçka ka të bëjë me të ardhmen në fund të fundit. Më duhet t’i falënderoj misionet diplomatike dhe ushtarake që kanë shërbyer për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës”.

“Gjatë kohës sa kam qenë pjesë e Shtëpisë së Bardhë, gjëja më e rëndësishme që më ka ndodhur është çasti kur isha në një restorant me miq; kur një kamerier me ra në gjunjë dhe mu falënderua. Kjo ishte gjëja ë e bukur”.

Loading...