Rritja e kapaciteteve të të rinjve në Maqedoninë e Veriut për t’u angazhuar në sipërmarrësi, rritja e rolit të sektorit privat në arsim për sipërmarjen dhe rritja e politikave mbështetëse që përmirësojnë kushtet ekonomike për të rinjtë e shtetit ishte qëllimi i evenimentit  “Mundësitë dhe barrierat për sipërmarrjen e të rinjve dhe punësimi në sektorin privat në Maqedoninë e Veriut”, në kuadër të projektit” Angazhimi i sektorit privat në arsim për sipërmarrjen ” i cili u realizuae nga EPI dhe FAR, ndërsa u mbështet nga Qendra për spërmarrje private ndërkombëtare (CIPE).

„Është fakt se papunësia tek të rinjtë mbetet problemi më i madh. Prandaj, ne si qeveri, si prioritet kemi përcaktuar uljen e papunësisë te të rinjtë. Vitin e kaluar, përqindjen e përgjithshme të papunëve e sollëm nën numrin psikologjik prej 20% ndërsa sipas raportit të fundit shkalla e papunësisë arrin në 17.8%, shifër kjo që inkurajon qeverinë të rrisë buxhetin e saj tri here më shumë për mbështetjen e Planit operativ për punësim theksoi Bekteshi duke shtuar se për të pëlrfshirë sa më shumë të rinjë në sipërmarrje në vitin 2018, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Strategjinë e NVM-ve (2018-2023), ku theks të veçantë është vënë në mbështetjen e sipërmarrësisë dhe inovacionit.

„ Një nga synimet tona strategjike është zhvillimi i një ekosistemi dinamik të sipërmarrësisë dhe inovacionit, gjegjësisht inkurajimi i konkurrueshmërisë ekonomike në Maqedoni duke rritur kapacitetin e ndërmarrësisë dhe atë inovativ të NVM-ve. Kjo njëherit do të forcojë edhe lidhjet midis industrisë, arsimit dhe komunitetit hulumtues shkencorë. Ndërmarrjet tek ne rrallë here mbajnë lidhshmëri me institucionet arsimore dhe shkencore dhe qendrat kërkimore dhe këtë mungesë medoemos duhet ta kompenzojmë. Krijimi, forcimi dhe mbajtja e këtyre lidhjeve do të inkurajojë edhe ndërkombëtarizimin e aktiviteteve kërkimore dhe do të ndihmojnë në promovimin e partneriteteve me institutet dhe ndërmarrjet evropiane kërkimore” tha Bekteshi duke prezantuar aktivitete e ndërmarra  për të lehtësuar krijimin e disa parqeve teknologjike shkencore dhe inkubatorëve të inovacionit për të krijuar një ekosistem më dinamik për ndërmarrësinë dhe inovacionin , por dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre.

Angel Mojsovski nga Instituti i Politikave Evropiane (EPI) vuri në dukje se në bashkëpunim me Qendrën nacionale për të rinjë po zhvillojnë kërkime mbi mundësitë dhe pengesat për sipërmarrësinë tek të rinjtë në kuadër të projektit të mbështetur nga CIPE, i cili përbëhet nga dy pjesë, që është ngritja e kapaciteteve të të rinjëve për sipërmarrjen , ndërsa pjesa tjetër është kërkimi për përmirësimin e kushteve ekonomike.

Olimpia Hristova Zaevska, këshilltare për ekonomi ndërkombëtare dhe zhvillim në kabinetin e kryeministrit të RMV-së duke marrë parasysh udhëzimet e fundit të Bankës Botërore në drejtim të papunësisë së të rinjve në vend, tha: ” Ne si qeveri nuk kemi frikë të jemi të realtë sa i përket kësaj çështjeje. Ne duhet ti bëjmë presion shtetit të bëhet sipërmarrëse dhe vetë investitorët për të punësuar sipërmarrës. Njëkohësisht shteti duhet të ndihmojë në mbështetjen e inovacionit. Ne jemi të gatshëm të punojmë për një koordinim më të mirë mes të gjitha palëve bartëse të aktivitetet që janë pjesë e strategjive që ka punuar Ministria e ekonomisë, veçanërisht ato për NVM-të dhe sipërmarrësi”.

Edhe profesor universitar në UEJL dhe ish zv.kryetar i qeverisë i angazhuar për çështje evropiane dhe ish ministër i ekonomisë fatmir besimi theksoi nevojën për tu përqëndruar në sipërmarrësi.

“Kam vënë re disa të dhëna që u prezantuan  sot si rezultat i studimit të kryer, të cilat duhet ti kemi parasysh. Rreth 57% e të rinjve po presin për punësim jashtë, në tregjet ndërkombëtare të punës. Sa për nivelin e papunësisë së të rinjve në vend,pres që në të ardhmen e afërt të ketë transformim “, theksoi Besimi.

Në diskutim morën pjesë edhe Valentina Disoska nga Shoqata e grave në biznes – Maqedoni, Tanja Ilievska, si përfaqësuese e Fondit për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik, Ivona Krstevska nga Këshilli Rinor i Maqedonisë dhe Drejtori Ekzekutiv i Kariera.mk, Norik Selimi, ndërsa në kuadër të evenimentit për fituesit nga shkolla për sipërmarrësi “Nga ideja në fillimin” janë paraparë çmime dhe certifikata.

Loading...