Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi më 12.06.2019 (e mërkurë) në orën 12 në City Hall Center –Shkup, do të marrë pjesë në panel diskutimin në evenimentin “Mundësitë dhe pengesat për sipërmarrës të rinj dhe punësimi në sektorin privat në Maqedoninë e Veriut” i cili mbahet në kuadër të projektit “Angazhimi i sektorit privat në arsimimin për sipërmarrës “ i cili zbatohet ,nga ana e FRA dhe EPI ndërsa përkrahet nga Qendra Ndërkombëtare për Sipërmarrës Privat/Center for International Private Enterprise (CIPE) .

Përkrah ministrit Bekteshi, në eveniment do të marrin pjesë edhe profesori universitar pranë Universitetit të EJL, Fatmir Besimi, Valentina Disoska nga Shoqata e grave në biznes-Maqedoni, Olimpija Hristova Zaevska – Këshilltare për Ekonomi dhe Zhvillim Ndërkombëtarë – Kabineti i Kryeministrit të RMV-së,Tanja Ilievska – Përfaqësues nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik,Ivona Krstevska – Këshilli Rinor Nacional në Maqedoni si dhe Norik Selimi – Drejtor Ekzekutiv në Kariera.mk.

Loading...