Aeroplani EC-130H “Compass Call” i Forcave Ajrore të SHBA arriti sot në bazën ajrore Ksesin në Poloni.

Ai do të përfshihet në ushtrime të përbashkëta me ushtrinë polake dhe është pjesë e Grupit 55 për Luftime Elektronike, e cila ka selinë në Davis-Montana në shtetin e Arizonës.

Së bashku me sistemin e armëve, anëtarët e komandës teknike dhe pajisjeve erdhën në Poloni. Ata do t’iu bashkohen ekipeve të aeroplanëve F-16C 52 të Forcave Ajrore Amerikane të vendosura në Spangdale në Gjermani.

“Compass Call” ES-130H përdoret për të thyer mjetet për luftë elektronike. Avioni ka sisteme për të sulmuar infrastrukturën elektronike të kundërshtarit.

Ai është pjesë e Forcave Ajrore amerikane qe nga viti 1983 dhe ka qenë i përfshirë në operacione në Kosovë, Irak, Serbi dhe Afganistan, transmeton KP.

Loading...