Deklarata e Vesel Memedit është e përshpejtuar, mendoj do të shqyrtojë vendimin dhe do të tërheqë dorëheqjen, ka thënë sot Artan Grubi i BDI-së, në lidhje me dorëheqjen e djeshme të kreut të RDK-së, Vesel Memedi.

Grubi sot ka theksuar se nuk ka marrë pjesë në bisedime, mirëpo di që RDK-së i është ofruar një ministri pa portofol në vend të Shapuriqit.

“Edhe pa Vesel Memedin kemi shumicën”, është përgjigjur Grubi në pyetjen se si do të ndikojë dorëheqja kundrejt shumicës parlamentare, mirëpo shtoi se tërheqja e vendimit për dorëheqje do të ishte në të mirë të RDK-së./Alsat

Flower

Loading...