“Sot në Prishtinë ndjeva frymën e sakrificës së dhjetra, qindra, mijëra ushtarëve, dëshmorëve, martirëve, veprimtarëve, patriotëve ndër dekada për të ardhur deri tek dita e ëndërruar e pavarësisë, e lirisë, e fitores.

Por, rrugën tonë të sakrificës dhe të flijimit e bëmë me miq, me dashamirë, me njerëz të drejtë dhe të përkushtuar për drejtësi, demokraci, liri dhe solidaritet, siç ishin dhe janë Presidenti Klinton, Sekretarja e Shtetit Medlin Ollbrajt, Gjenerali Vesli Klark, por edhe Sekretarët Solana dhe Robertsoni, Kryeministri Bler dhe shumë të tjerë.

T mobile In article 1

Gjersa po qëndroja përballë Gjergj Kastriotit dhe krah miqve dhe kontribuesve, me përshkoi një ndjenjë, një kujtesë dhe një mall për të gjithë shokët e mi dhe për ditët, javët, muajt e vitet që ia falëm Kosovës.

Bashkë me ta, ca dëshmorë, ca invalid, e ca veteran, Kosovës ia falim të gjitha vitet tona të përkushtimit dhe jam i sigurtë, që, ashtu si do të thoshte edhe vet Fehmiu, po të kishim edhe nga një jetë do t’ia falim përsëri Kosovës dhe kombit.

Të qofsha falë Kosovës, sot e përjetë” ka shkruar Ali Ahmeti