Pas profesorit universitar Asllan Bilallit, i cili i dërgoi letër të hapur inspektorit të arsimit Gjorgji Ilievski, i njohur tashmë për opinionin lidhur me akuzat e tij të pabaza dhe personale duke e keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, lidhur me thirjen akademike të tre profesorëve të UT-së, Arbër Ademit, Agim Nuhiut dhe Safet Emrullit, edhe profesorë e akademikë të tjerë kanë kritikuar ashpër veprimet e Ilievskit, duke shpalosur të kaluarën e tij jo të pastër si inspektor i arsimit.

Së fundmi ka reaguar edhe profesoresha universitare, Prof.Dr. Katerina Todoroska.

Ajo në një shkrim për ako.mk, më së miri, qartë dhe me saktësi ka përshkruar personalitetin profesional dhe intelektual të inspektorit në fjalë, nisur nga përvoja e saj e hidhur me të, duke theksuar se askush edhe nga miqtë e saj nuk kishte mendim pozitiv për Ilievskin bazuar nga punët e tij aspak profesionale.

Todoroska vazhdon më tej në shkrimin e saj duke shpalosur të gjitha të bëmat e paligjshme të Gjorgji Ilievskit gjatë periudhës së tij të artë siç e quan ajo.

Profesoresha Todoroska thekson se derisa Ilievski kishte pushtet të madh si inspektor i arsimit, e të cilin ia mundësonte bagazhi partiak në VMRO, ishin ditët e “arta” për ndarje diplomash. Deri në atë masë saqë persona që në kushte normale në arsimin e lartë mund të ishin vetëm spektatorë në amfiteatre ata u graduan në “akademikë” e tituj të tjerë.

Ajo gjithashtu shpreh edhe keqardhje se si askush nga kolegët e saj deri tani nuk ka shkruar lidhur me personalitetin e vërtetet të inspektorit në fjalë, e që në fshehtasi gjithnjë janë ankuar me veprimet e tij.

Për më shumë detaje se KUSH është dhe cila është FYTYRA e vërtet e Gjorgji Ilievskit, lexoni artikullin në linkun e mëposhtëm.
https://ako.mk/каде-е-далечинското/

Loading...