Johnny Depp ka pohuar se Amber Heard i ka dërguar atij një mesazh të ëmbël për ‘dashurinë’ e saj për të, para se t’i jepnin fund lidhjes.

55-vjeçari pohon se ish-gruaja e tij Amber (33), shkruante se ata të dy kishin ‘kontroll’ dhe se ajo kishte menduar se aktori kishte vënë letra për divorc.

Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Fairfax County Virxhinia, aktori  pretendon se Heard i shkroi atij: “Bëje këtë ose mos e bëj, siç e shohim të arsyeshme. Ti dhe unë kemi kontroll. Dhe e dashurojmë njëri-tjetrin. Unë mendova se ju kërkuat divorc. Ke thënë që po shkon dhe the lamtumirë. Më vjen keq nëse të kam lënduar. Unë nuk kam asgjë tjetër, përveç dashurisë për ju”.

Depp ka hedhur poshtë disa herë akuzat e Heard për dhunë ndaj saj gjatë kohës sa ishin të martuar, transmeton KosovaPress.

“Kur nuk pranova kërkesën e saj për para, Heard publikisht më akuzoi për dhunë familjare, duke kërkuar një urdhër kundër meje për t’u paraqitur në Gjykatën e Lartë në Los Anxhelos të premten, më 27 maj 2016”, tha ai.

Sipas tij, shenjat e lëndimeve në fytyrën e Heard nuk janë pjesë e goditjes me telefon siç kishte pohuar aktorja.

“Edhe njëherë dhuna familjare ishte e pavërtetë”, tha aktori i njohur nga “The Pirates of the Caribbean”, duke akuzuar  Amber se ka qenë e dhunshme edhe ndaj ish-partnerëve të saj të mëhershëm dhe se ajo ishte arrestuar për dhunë familjare ndaj ish-partneres së saj së atëhershme Tasya Van Ree.

“Disa femra me të cilat ka qenë në lidhje Heard kanë treguar eksperiencën e tyre jetësore të dhunës dhe abuzimit brutal nga duart e Heard.

Loading...