Maqedonia e Veriut, duke i zbatuar reformat e ndërlikuara kyçe për demokracinë dhe transparencën e institucioneve, shënon përparim dhe paraqet shembull për rajonin.

Kjo sot u theksua në takimin në Qeveri mes kryeministrit Zoran Zaev me delegacionin e Institutit demokratik nacional (NDI) nga Uashingtoni, i udhëhequr nga kryetari i Institutit, Derek Miçel, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Në takimin, ku mori pjesë edhe zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pozitivisht u vlerësua bashkëpunimi dhe përkrahja të cilën ia jep Instituti demokratik nacional vendit, e cila, siç tha kryeministri, është ndihmë e madhe për përforcimin e proceseve demokratike në vend dhe është nxitje e madhe se shteti po lëviz në drejtimin e duhur, duke siguruar beneficione dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.

“Ne zhvillojmë dialog politik me opozitën, i cili është i rëndësishëm për vazhdimin e reformave dhe për stabilitetin e vendit, që është sinjal pozitiv për investuesit. E kemi ripërtërirë demokracinë dhe jemi të përkushtuar për përmirësimin e saj. Stimuli, fuqia dhe kapaciteti kryesor për reformat e ndërlikuara, siç janë sundimi i së drejtës, gjyqësia, antikorrupsioni dhe reformat në administratën publike vijnë nga perspektivat, të cilat janë edhe qëllimi ynë, e ai është anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha Zaev.

Ai, me këtë rast, i potencoi pritjet për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në këtë verë.

Përfaqësues të NDI-së, kanë shprehur kënaqësi  nga përparimi dhe bashkëpunimi i institucioneve publike, si dhe projektet të cilat kanë të bëjnë për përmirësimin e punës së Kuvendit dhe afrimit të tij deri te qytetarët. Janë cekur iniciativat dhe bashkëpunimi në drejtim të avancimit të përfshirjes së grave në sa më shumë aktivitete dhe udhëheqësi, hulumtime të mendimit publik dhe të drejta tjera civile dhe politike. .

Loading...