Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, sot, u takua me drejtorin e Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Evropën, Poll Makarti, i shoqëruar nga më shumë përfaqësues të Institutit, i cili i shprehu urimet për ndryshimet e arritura pozitive në shtet, duke i vlerësuar si kyçe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe përmbylljen e reformave të filluara për realizimin e aspiratave euroatlantike.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, drejtori për Evropën i IRI-it, e vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në më shumë projekte dhe shprehu gatishmëri për vazhdimin e saj duke propozuar më shumë nisma ku mund të ndihmohen ekspertët e Institutit.

Kryeministri Zaev, nga ana tjetër, thuhet, në takimin e me përfaqësuesit e Institutit Republikan Ndërkombëtar e theksoi miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) lidhur me çështjet strategjike për shtetin duke theksuar se bashkëpunimi me institucionet amerikane dhe organizatat është veçanërisht i rëndësishëm, për integrimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev në takim informoi edhe për momentin politik aktual në vend dhe e potencoi, siç thekson, angazhimin e Qeverisë për realizimin e dialogut inkluziv me opozitën dhe vazhdimin e reformave në sferat kryesore në mesin e së cilave gjyqësi, në sistemin e sigurisë, administratën publike, luftën me korrupsionin me qëllim që të ruhet momenti progresiv për realizimin e anëtarësimit në BE, gjegjësisht marrja e datës për fillimin e negociatave kësaj vere

Loading...