Sipas një raporti të publikuar në “The Washington Post” rezultoi se të dhënat personale të grumbulluara në celularin tuaj iPhone nuk janë edhe aq të sigurta sa mund të kishit menduar.

Bëhet fjalë për rreth 5.400 monitorues të aplikacioneve iOS të cilët grumbullojnë të dhënat pa dijeninë e përdoruesit dhe zakonisht kjo gjë ndodh gjatë natës kur telefoni është në qetësi për një kohë të gjatë ose kur nuk është në përdorim për arsye të caktuara. Këto aplikacione i marrin të dhënat nga aparati juaj dhe ia dërgojnë palëve të treta, të njohura si “Amplitude”, “Appboy” dhe “Demdex”.

Shtrirja e të dhënave të grumbulluara është e gjerë, duke përfshirë informacione të ndjeshme si email, numra telefoni, adresa IP, lokacionin e saktë…etj.

Sipas hetimeve të ekspertëve të teknologjisë, të dhënat e grumbulluara nga këto kompani përfituese arritën në 1.5 gigabajt gjithsej, të cilat për disa përdorues mund të barazohen me gjysmën e shpërndarjes mujore të të dhënave. Teksa flitet për një pasiguri të iPhone, e gjithë pesha bie mbi kompaninë Apple, e cila deri më tani ishte cilësuar si një ndër më të sigurtat për privatësinë e klientëve në të gjithë botën.

Loading...