Një rast i rëndë ka ndodhur në Kumanovë, ku ka mbetur i vrarë një 23 vjeçar nga Shkupi. Mediumet maqedonase shkruajnë se bëhet fjalë për Perica Velklkovskin i cili është vrarë nga një person me emrin R.S. ata kanë qëlluar bashkë në një rast në Kumanovë, ku janë ngatërruar dhe kacafytur. Mirëpo janë pajtuar menjëherë dhe kanë vazhduar të bisedojnë deri në mesnatë. Më pas, bashkë me disa shokë janë nisur me veturë për në Shkup, kurse kanë ndaluar me një burektore në Kumanovë. Perica tashmë i ndjerë ka qëndruar në veturë, duke fjetur, sepse ka qenë i lodhur, kurse R.S. bashkë me dy shokët tjerë ka hy në byrektore, shkruan dnevno.mk. Ai është ngritur para shokëve tjerë, me arsyetim se po i flihet dhe do të shkojë në veturë. E ka shfrytëzuar rastin deri sa tani i ndjeri ka qenë duke fjetur, dhe i ka dhënë goditje të pamëshirshme deri në vdekje, e pastaj është larguar, transmeton Gazeta Lajm. Shokët pasi kanë dalur e kanë gjetur kufomën kurse R.S. është arratisur, e më pas është kapur nga policia.

Rasti ka ndodhur më 2 maj të këtij viti, kurse prokuroria ka informuar ditën e sotme.

Loading...